Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Horror në Greqi! Burri plagos me thikë gruan shtatzënë, në fytyrë me pirun, arrestohet autori
FOTO ILUSTRUESE GREQI- Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Greqi, ku një grua 38-vjeçare, shtatzënë në muajin e tretë është plagosur brutalisht nga bashkëshorti i saj. Mediat fqinje raportojnë se gruaja gjeorgjiane ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë dhe në sy, për shkak të goditjeve me një piru, ndërsa në gjoks kishte plagë me thikë. Presidenti i Federatës së Punonjësve të Spitaleve Publike, Michalis Giannakos, konfirmoi se mjekët kanë ndërhyrë në syrin e pacientes, e cila aktualisht ndodhet në 'luftë me shikimin', por nën kujdes intensiv mjekësor. Giannakos raporton se fetusi është jashtë rrezikut. Ndërkohë, bashkëshorti i saj, gjithashtu një gjeorgjian, u shoqërua këtë mëngjes pasi u gjet në Psiqiko./ZËRI