Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Kandidati i BDI-së u qëllua me 3 plumba, atentati u porosit nga gruaja e tij
Zekirja Shahini MAQEDONIA E VERIUT-Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga atentati i ndodhur një ditë më parë (7 tetor) në Kumanovë, ku Zekirja Shahini kandidati dhe bartësi i listës së këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në Likovë, u qëllua me armë zjarri në mes të rrugës. Burime zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut kanë konfirmuar arrestimin e bashkëshortes së tij, 43-vjeçarja A.A. nga Tetova, e cila dyshohet si e përfshirë direkt në organizimin e atentatit. Bashkëshortja e mjekut është arrestuar dhe autoritetet kanë marrë në pyetje edhe 6 persona të tjerë në lidhje me ngjarjen. Blutë kanë kryer bastisje në banesën e një 50-vjeçari nga Kumanova. Gjithashtu, një 36-vjeçar nga Gostivari, i identifikuar si L. F., është shpallur...