Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
VENDIMI/ Kreu i GJKKO, SPAK dhe BKH-së do të shoqërohet me truprojë, mbrojtja do të vijojë edhe pas detyrës
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Këshilli i Ministrave ka dalë me një vendim në lidhje me ruajtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas ndryshimeve të miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, drejtuesit e GJKKO, SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit do të shoqërohen me truprojë të nivelit bazë dhe të mesëm gjatë mandatit por edhe në përfundim. Për drejtuesit e GJKKO dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, mbrojtja do të vijojë edhe për 2 vite pas përfundimit të mandatit, ndërsa për drejtuesin e SPAK, kjo mbrojtje do të vijojë për 3 vite pas detyrës. VENDIMI: Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije se Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme miratoi një sërë vendimesh: -Ndryshim në vendimin nr.478, datë 10.7.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurën...