Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Ka shkelur rëndë Kushtetutën”,PD nis zyrtarisht procedurat për shkarkimin e Bajram Begajt
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka nisur zyrtarisht procedurat për propozimin e shkarkimit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke e akuzuar për “shkelje të rëndë të Kushtetutës”. Sipas PD-së, vetëm gjatë kësaj jave janë refuzuar tre mocione me debat, një kërkesë për interpelancë urgjente me Kryeministrin dhe një tjetër për seancë dëgjimore me Ministren e Arsimit, duke shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Mocionet e refuzuara lidhen me: -Prioritetet e qeverisë në programin që përparon agjendën europiane të Shqipërisë; -Dënimin e genocidit serb në Kosovë, në vijim të kërkesës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani; -Gjetjen e mekanizmave ligjorë që ofrojnë siguri për Bashkimin Europian që të zhbllokojë 112 milion euro nga programi IPARD 3, përmes ngritjes së një Komisioni të Posaçëm Parlamentar. Vendimi...