Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kuvendi funksionon si noter i qeverisë, Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion të opozitës
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka rikthyer sot shqetësimin për funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë nën drejtimin e mazhorancës, duke e cilësuar atë si një “noter të projektligjeve të qeverisë”. Në një intervistë për SYRI TV, Zhupa akuzoi shumicën parlamentare për bllokimin sistematik të çdo nisme apo kërkese për debat nga opozita, në shkelje të rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës. “Kjo situatë ka nisur që në fillim të kësaj legjislature. Edi Rama e ka kthyer Kuvendin në një noter të vendimeve të qeverisë, duke mohuar rolin tonë si deputetë për të përfaqësuar interesin publik,” deklaroi Zhupa. Deputetja theksoi se çdo kërkesë për debat nga opozita rrëzohet automatikisht nga mazhoranca, pavarësisht mbështetjes në rregulloret parlamentare. Ajo përmendi dy mocione të dorëzuara javën e kaluar —...