Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shkeli Kushtetutën: PD nis procedurat për kërkesën e shkarkimit të Begajt
Partia Demokratike ka akuzuar vazhdimisht Presidentin Bajram Begaj se ka shkelur rëndë Kushtetutën me dekretin për zgjedhjet e 11 majit 2025, duke vepruar nën ndikimin e mazhorancës dhe në kundërshtim me parimin e pavarësisë së institucionit të Presidencës. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, PD vendosi të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit, duke e akuzuar atë për veprim të njëanshëm politik dhe për nënshtrim ndaj qeverisë Rama. Partia gjithashtu miratoi ngritjen e një Komisioni Hetimor për të hetuar “shkeljet dhe manipulimet e rënda” në zgjedhjet e majit, që sipas saj “nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve”. Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se “ky është një akt për mbrojtjen e demokracisë dhe të Presidencës nga kapja politike që i është bërë nga Edi Rama”.