Nisin homazhet në nderim të gjyqtarit Kalaja në Shkodër, i jepet lamtumira e fundit

Nisin homazhet në nderim të gjyqtarit Kalaja në Shkodër, i jepet lamtumira e fundit

Kanë nisur homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja në qytetin e tij të lindjes, Shkodër. Miq, familjarë dhe kolegë po i japin lamtumirën e fundit gjyqtarit që u vra në krye të detyrës dy ditë më parë në sallën e Gjykatës së Apelit. Më herët gjatë ditës së sotme u mbajtën homazhe edhe në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku morën pjesë politikanë e njerëz të drejtësisë, në nderim të gjqytarit. Astrit Kalaja do të prehet në qytetin e tij të lindjes, Shkodër. Top Channel