Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Një nënë në SHBA lind foshnjën gjigante, 5.8 Kg!
Shelby Martin, një nënë e re nga amerikane la pa fjalë rrjetet sociale pasi zbuloi peshën e bebit të saj të porsalindur, Cassian-it. Ajo publikoi në rrjetet sociale një foto me rrobën e spitalit ku tregonte madhësinë e barkut pak para lindjes. Në fotot që pasonin, ajo prezantoi edhe vetë foshnjën. I vogli Cassian peshonte plot 5.8 kilogramë, dhe sipas stafit të spitalit, ishte foshnja më e madhe e lindur atje gjatë tre viteve të fundit. Videoja u bë shpejt virale, duke mbledhur mbi 35 milionë shikime në llogarinë e Martin në TikTok dhe më shumë se 50 mijë komente. Ngjarja u transmetua edhe nga televizioni amerikan WSMV.