Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Berisha paralajmëron mocion ndaj Bajram Begajt: E bëjmë për të mbrojtur Presidencën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar për mocion edhe ndaj presidentit Bajram Begaj. Gjatë konferencës për shtyp, kryedemokrati sqaroi se opozita po e bën këtë për të mbrojtur Presidencën. Po ashtu Berisha i bëri thirrje Niko Peleshit, duke i thënë që të mos e shtyjë mocionin ndaj tij. “Po këto që po bën ky tani dhe që janë zhvilluar që të gjitha përpara syve të tij, keni parë ndonjë përgjegjësi kund ju? Këto të gjitha janë vepër e tyre, por vepër e narkoshtetit, sepse ligji nuk ekziston, ekziston xhepi. Ndaj dhe qëndrojmë të vendosur që në parlament të bëjmë çdo përpjekje për të paraqitur alternativën tonë dhe për të denoncuar këto akte antikushtetuese, antiligjore të këtij pushteti. Dhe dua t’i them atij Peleshit,...