Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Berisha: Shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor, qindra të vrarë për vetëgjyqësi
Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke komentuar ngjarjen e fundit ku u vra një gjyqtar në sallën e Gjyqit, tha se, “shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor të drejtë!”. “Janë qindra të vrarë në 4-5 vitet e fundit për shkak të vetëgjyqësisë”, tha ai Kreu demokrat u shpreh se vendimet e gjykatësve shpesh sulmohen dhe ndryshohen nga autoritetet e larta, duke dhënë shembuj të vendimeve të ndërruara për ndërtimet me leje dhe lidhjet e oligarkëve me politikanë të lartë. Berisha theksoi se shqiptarët janë të vetmit në Europë që nuk kanë akses në një proces ligjor të drejtë dhe në kohën e duhur. Sipas tij, afatet e gjykimit që më parë ishin 2-4 vite tani arrijnë deri...