Pse flokët thinjen: çfarë ndodh në trupin tonë dhe si lidhet me vitaminën B12

Pse flokët thinjen: çfarë ndodh në trupin tonë dhe si lidhet me vitaminën B12

Thinjet e flokëve janë një nga shenjat më të dukshme të kalimit të viteve, por shumë pak njerëz e dinë pse ndodhin në të vërtetë. Shkenca e sotme tregon se pas çdo fije floku të bardhë fshihet një proces biologjik kompleks, që lidhet me radikalet e lira, antioksidantët dhe gjendjen e përgjithshme të trupit. Kur trupi lodhet nga mbrojtja e vet Me kalimin e kohës, trupi humbet aftësinë për t’u mbrojtur nga dëmtimet qelizore. Gjatë proceseve normale si frymëmarrja apo prodhimi i energjisë, në trup krijohen radikale të lira molekula shumë të vogla që, nëse nuk neutralizohen, dëmtojnë qelizat e pigmentit të flokëve. Kur këto qeliza lodhen ose shkatërrohen, flokët fillojnë të humbasin ngjyrën dhe bëhen gri ose të bardhë. Kjo quhet “teoria oksidative e...