Grupi prej 40 emigrantësh të dëbuar nga Italia ka mbërritur sot në Portin e Shëngjinit.
Ata do të sistemohen në kampin e ngritur në Gjadër, Lezhë, në kuadër të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për strehimin e përkohshëm të emigrantëve.
Ky grup i emigrantëve të dëbuar nga Italia ishte parashikuar të mbërrinte në Shëngjin një ditë më parë. Mirëpo ardhja u shty për shkak të një proteste të zhvilluar në portin e Brindizit, në Itali.
