Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lufta në Gaza drejt fundit/ Pengjet mund të lirohen në fillim të javës, Hamasi pas negociatave në Egjipt: Jemi optimistë
Ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme hyn në ditën e 733-të, burime diplomatike raportojnë për përparim të ndjeshëm në negociatat për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, të zhvilluara në Sharm el-Sheikh të Egjiptit. Sipas Channel 12, transmetuesit kryesor izraelit, autoritetet po “përgatiten për lirimin e pengjeve në fillim të javës së ardhshme”, një shenjë që mund të tregojë afrimin e një marrëveshjeje. Hamasi, i cituar nga Sky News Arabia, konfirmoi se listat për shkëmbimin e të burgosurve janë shkëmbyer midis palëve, dhe negociatat po zhvillohen në një atmosferë optimiste. “Ndërmjetësit po bëjnë përpjekje të mëdha për të hequr çdo pengesë për zbatimin e armëpushimit,” tha një zëdhënës i Hamasit, duke shtuar se delegacioni i tyre ka treguar “pozitivitet dhe përgjegjësi për të arritur progresin...