Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Ekstradohet sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe ‘Cllevio’, pritet të përballet me drejtësinë në Shqipëri
                            Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin artistik “Cllevio”, pritet të ekstradohet sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për Top Channel, se ekstradimi i tij do të realizohet më 8 tetor nga autoritetet e Interpolit, me destinacion Tiranën, ku reperi do të përballet me drejtësinë shqiptare. Cllevio ndodhej i ndaluar në Dubai prej rreth tre muajsh dhe ka nënshkruar tashmë dokumentet e ekstradimit. Top Channel