Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ditë vendimtare për luftën në Gaza, negociatorët e SHBA-së, Katarit dhe Turqisë në Egjipt për zgjidhjen e konfliktit 2-vjeçar
Zyrtarë të lartë nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Turqia po marrin pjesë sot në negociata indirekte midis Izraelit dhe Hamasit, që synojnë arritjen e një marrëveshjeje që do të çonte në përfundimin e luftës në Rripin e Gazës. Bisedimet po zhvillohen në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, nën presionin ndërkombëtar në rritje për një zgjidhje që do të përfshinte një armëpushim dhe një shkëmbim të burgosurish. Sipas diplomacisë së Katarit, kryeministri Mohammed bin Abdelrahman al-Thani udhëtoi për në Egjipt këtë mëngjes për të marrë pjesë personalisht në bisedime. Nga pala amerikane, i dërguari special i Presidentit të SHBA-së, Steve Witkoff, si dhe këshilltari dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, pritet të takohen me kreun e diplomacisë egjiptiane, Badr Abdelati. Në të njëjtën kohë, Turqia po...