foto ilustruese
TIRANË- Sot, 8 tetot, është është afati i fundit i aplikimeve për kreun e ri të SPAK-ut, pas përfundimit të mandatatit të Altin Dumanit. Kandidatët e interesuar që synojnë drejtimin e SPAK-ut, kanë kohë për aplikime edhe ditën e sotme. Ndërkohë dje, prokurori i Strukturës së Posaçme Elvin Gogaj, aplikoi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërsa sot kanë dorëzuar aplikimin e tyre edhe Adnan Xholi dhe Doloreza Musabelliu. I pari që ka dorëzuar platformën në KLP dhe tashmë është zyrtare rezuton të jetë prokurori dhe njëherësh shefi i seksionit kundër korrupsionit dhe “Shpërdorimit të detyrës” në SPAK, Klodian Braho.
Cilat janë kriteret për një kandidat? Përvoja në trajtimin e çështjeve të ndjeshme që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar, aftësitë për të drejtuar, një plan të qartë dhe të besueshëm për funksionimin e institucionit, si dhe reputacioni profesional gjatë karrierës.
Menjëherë pas mbylljes së afatit, Komisioni për Zhvillimin e Karrierës ka një afat prej jo më shumë se 10 ditë për të verifikuar nëse kandidatët plotësojnë kushtet dhe më pas i paraqet për miratim në mbledhje plenare listën e kandidatëve që plotësojnë ato kushte.
Votimi për zgjedhjen e kreut të Prokurorisë së Posaçme është i hapur dhe bëhet nominalisht, pra me emër. Sipas nenit 20 të rregullores së KLP-së, kandidati që merr më shumë vota zgjidhet kreu i SPAK-ut. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, KLP kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash.
Mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit në krye të SPAK përfundon në 18 dhjetor 2025, pasi këtë detyrë e mori më 16 dhjetor 2022. Pas lënies së këtij posti ai do të ushtrojë detyrën si prokuror i posaçëm i kësaj strukture deri në përfundimit të mandatit 9 vjeçar. Caktimi i kreut të ri të SPAK, ka vënë në lëvizje dy nga ambasadat kryesore në vend: SHBA dhe BE./ZËRI
