Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Si u bë Shqipëria nyje e kontrabandës së naftës nga Rusia dhe Afrika Veriore
Në ditët e para të janarit, era e ftohtë nga veriu përplaste dallgët në molin e Porto Romanos, në veri të Durrësit, ndërsa dy anije tregtare hynin njëra pas tjetrës në port. E para, e quajtur Besart, një anije mallrash e vitit 1981, udhëhiqte kolonën; pas saj, Aya Zanoubya, 4 vjet më e vjetër, lëvizte ngadalë, e rimorkuar pasi kishte deklaruar një defekt teknik. Tre javë më herët, më 14 dhjetor, Aya Zanoubya ishte ankoruar në të njëjtin port, duke përdorur të njëjtën arsye – një avari që, sipas dokumenteve të dorëzuara në Kapitenerinë e Durrësit, e kishte detyruar të kërkonte strehë të sigurt në brigjet shqiptare. Kargo manifesti i saj deklaronte një ngarkesë çimentoje. Por më 15 janar, autoritet shqiptare kishin marrë të dhëna...