‘Njerëzit të bërë copash, ende po mbledhim pjesë trupash’/ Masakër në Mianmar, hidhen bomba mbi protestuesit anti-qeveri

‘Njerëzit të bërë copash, ende po mbledhim pjesë trupash’/ Masakër në Mianmar, hidhen bomba mbi protestuesit anti-qeveri

Të paktën 24 persona u vranë dhe 47 të tjerë u plagosën gjatë protestës kundër qeverisë ushtarake të Myanmarit, pasi një parashutë me motor hodhi dy bomba mbi turmën. Lajmi u bë ditur për BBC nga një zëdhënës i qeverisë në mërgim. Sulmi ndodhi të hënën në mbrëmje, kur rreth 100 persona ishin mbledhur në qytezën Chaung U në Mianmarin qendror për një festë kombëtare. Mijëra njerëz kanë vdekur dhe miliona janë zhvendosur që nga viti 2021, kur ushtria mori pushtetin, duke shkaktuar një luftë civile me grupet e armatosura të rezistencës dhe milicisë. Pasi humbi kontrollin e më shumë se gjysmës së vendit, ushtria tani po bën përsëri përparime të konsiderueshme, përmes një fushate veçanërisht të përgjakshme sulmesh ajrore dhe bombardimesh të rënda. Komuna...