Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tirana ka nevojë për menaxhim, jo për çudira
Nga Ola Xama/ Alternativa e një kandidati që vjen jashtë partive politike dhe mbështetet nga opozita është një lajm shprese për ne që jetojmë çdo ditë stresin e qytetit të Tiranës. Nëse koha e shkurtër dhe faktori media do ia lejojë, fushata nuk ka përse të ofrojë çudira, premtime për ndryshime rrënjësore apo shërbime falas. Tirana ka nevojë për menaxhim. Ajër të pastër që vjen nga një zhvillim i kontrolluar i sektorit të ndërtimit në bazë të nevojave, duke krijuar paralelisht më shumë parqe. Dhënia e zgjidhjes së parkimit që kushton trafik, orë dhe para për kryeqytetasit. Nisja e procesit të diferencimit të mbetjeve në burim dhe investimi në riciklimin e tyre. Mirëmenaxhim duke nisur me mbylljen e dhjetra ndërmarrjeve publike parazitare në bashki, ngushtimit...