Charlie Kirk po mendonte të tërhiqej nga kauza pro-Izrael, donatorët hebrenj po i ushtronin presion/ Zbulohen mesazhet e publikuara më parë

Charlie Kirk po mendonte të tërhiqej nga kauza pro-Izrael, donatorët hebrenj po i ushtronin presion/ Zbulohen mesazhet e publikuara më parë

Mesazhe private të publikuara nga Candace Owens tregojnë se Charlie Kirk, themeluesi i “Turning Point USA”, po mendonte të largohej nga kauza pro-Izrael për shkak të presionit dhe tërheqjes së fondeve nga disa donatorë hebrenj. Zëdhënësi i organizatës, Andrew Kolvet, ka konfirmuar vërtetësinë e pamjeve të ekranit. Në mesazhe, Kirk ankohet se kishte humbur një donator prej 2 milionë dollarësh në vit pasi nuk pranoi të anulonte ftesën për Tucker Carlson në ngjarjen “AmericaFest”. Ai shkruan: “Donatorët hebrenj përmbushin të gjitha stereotipet. Nuk mund dhe nuk do të ngacmohem në këtë mënyrë”. Publikimi i mesazheve vjen disa ditë pas vdekjes së Kirkut dhe ka nxitur spekulime dhe debate rreth pikëpamjeve të tij të vërteta për Izraelin. Sipas Owens, mesazhet ishin dërguar dy ditë para vrasjes...