Kleviol Ahmeti
DUBAI-Reperi dhe tiktokeri Kleviol Ahmeti i njohur me pseudonimin “Cllevio” është ndaluar në Emiratet e Bashkuara në Dubai rreth 3 muaj më parë. Në një zhvillim të fundit, siç ka mësuar GazetaExpress Rozë, Cllevio ka nënshkruar që të ekstradohet në Shqipëri dhe të perballet me akuzat të cilat pretendon se janë ngritur nga kundërshtarët e tij. Ai pritet të ekstradohet nesër më datë 8 Tetor në Tiranë nga Interpol, ku edhe do të zbulohet më shumë rreth situatës së tij.
Kujtojmë se Kleviol Ahmeti në Shqipëri është denoncuar nga reperi Rigels Rajku, për kërcënime dhe përndjekje ndaj tij. Konfliktet me Noizyn nisën kur Ahmeti, edhe pse në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, shkoi tek lokali i reperit në Durrës, ku edhe u qëllua me grusht nga reperi. Sërish i riu nga Lushnja përfundoi në burg për shkelje të masës së sigurisë. Me daljen nga burgu, nisi sërish kërcënimet dhe ofendimet në rrjetin social “TikTok”, e përgjatë një viti, bizneset e reperit Noizy (makina Ferrari, lokali dhe dyqani i rrobave) janë shkrumbuar disa herë.
Për djegien e Ferrarit me vlerë 300 mijë euro, autori i ngjarjes, Siar Konti nga Vlora, është arrestuar dhe gjatë deklaratës së tij, ai ka zbuluar se pas ngjarjes fshihet reperi, Cllevio Serbiano. Nga ana tjetër, Kleviol Ahmetaj, ka deklaruar për policinë se nuk ka asnjë lidhje./ZËRI
