një nga gratë e intervistuara
TIRANË-‘Vota e grave në Shqipëri’- është mini-dokumentari nga Fjola Graçi. Ky projekt heton sesi gratë votojnë në Shqipëri, veçanërisht në zonat rurale dhe ato nën varësi ekonomike. Përmes intervistave autentike dhe pamjeve nga terreni, Fjola Graçi në bashkëpunim me gazetarë të stafit ZËRI, sjellin rrëfime të pathëna mbi ndikimin që bashkëshortët, familja dhe komuniteti ushtrojnë mbi gratë.
Dokumentari analizon modelet e trashëguara të bindjes dhe frikës, duke hapur një debat të nevojshëm mbi rolin e grave si votuese dhe përfaqësimin e tyre në politikë. Një qasje kritike dhe reflektuese mbi demokracinë, të drejtat e grave dhe fuqinë e zërit të tyre në shoqërinë shqiptare.
Dokumentarin do ta gjeni në YouTube më 16 Tetor.
Ky projekt është realizuar në kuadër të programit të subgranteve të masterclass-it të projektit “Breaking the Moulds, Shaping the Future”, i zbatuar nga Albanian Woman in Audiovisual në bashkëpunim me SCiDEV.
