Telefoni i mikut të “Rrumit” zbuloi skemën e vjedhjes së pronave në Gjirin e Lalëzit

Telefoni i mikut të “Rrumit” zbuloi skemën e vjedhjes së pronave në Gjirin e Lalëzit

Miku i ‘Rrumit’, Stiven Mëziu, i cili po udhëtonte nga Durrësi drejt Tiranës, ndodhej pas makinës së prokurorit Ndoj kur ndodhi atentati.  Mëziu iu dha ndihmë të plagosurve duke i trasportuar drejt spitalit automjetin me targa AA343VT. Prokuroria për Krime të Rënda e kohës bllokoi telefonin e Stiven Mëziun, me shpresën se mund të gjenin të dhëna lidhur me autorët e atentatit. Emisioni “Në Shënjestër”, me autore Klodiana Lala në News24, solli këtë të martë detaje të reja nga dosja e vjedhjes së pronave në bregdet, ku në qendër të kësaj afere është Aleksandër Laho, i njohur me emrin “Rrumi”. Konkretisht bëhet fjalë për 18 pasuri kadastrale të sekuestruara ndërkohë nga SPAK, të ndara midis zonës kadastrale të Lalzit dhe fshatit Shetaj të cilat servireshin...