Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shqipëria hyn në SEPA/ Nga sot, komisione më të ulëta dhe dërgesa më të shpejta bankare
Të gjitha transfertat për jashtë vendit si edhe paratë që mbërrijnë në Shqipëri në rrugë zyrtare, nga ky 7 tetor do të jenë me komisione shumë herë më të ulëta edhe më të shpejta. Kjo falë përfshirjes së Shqipërisë në zonën unike të pagesave në euro, SEPA. Në konferencën e lancimit të transaksionit të parë të Shqipërisë në SEPA guvernatori dha detaje ne lidhje me procesin dhe përfitimet ekonomike për të gjithë qytetarët. “Integrimi në SEPA përkthehet në përfitime shoqërore e rajonale: nga ulja e informalitetit dhe kostove të dërgesave, te rritja e përfshirjes financiare dhe konvergjenca me tregun evropian. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, një rritje prej 10% e pagesave digjitale sjell ulje me 2% të nivelit të informalitetit. Emigrantët shqiptarë dhe familjet e...