Sezoni i kungullit, çfarë fitojmë nëse e përfshijmë në dietën tonë? Zbuloni benefitet në shëndet

Sezoni i kungullit, çfarë fitojmë nëse e përfshijmë në dietën tonë? Zbuloni benefitet në shëndet

Me shumë madhësi dhe forma të ndryshme, me pak kalori dhe të pasura me lëndë ushqyese, kungulli është një zgjedhje e shkëlqyer për një dietë të ekuilibruar. Edhe pse konsiderohet perime, në fakt është frut, pasi përmban fara (të cilat janë gjithashtu të ngrënshme dhe ushqyese). Ky frut tipik vjeshtor nuk është vetëm një dekorim për Halloween. Mund të gatuhet në shumë mënyra dhe mund të shoqërojë pjata të ëmbla dhe të kripura. Përveç shijes së tij, është i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë që shoqërohen me përfitime të shumta shëndetësore. Pra, çfarë fitojmë nëse e përfshijmë kungullin në dietën tonë? 1. Ka shumë pak kalori Një filxhan kungull i gatuar (245 g) është 94% ujë dhe përmban vetëm 49 kalori, duke e bërë...