Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
I arratisur që nga viti 2020, arrestohet në gjumë bosi i mafias në Itali
Një bos i njohur i mafias italiane, i cili ishte në arrati për pesë vite, u kap nga karabinierët këtë të martën në mëngjes. Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Leonardo Gesualdo nga Foggia, një figurë kryesore në organizatën Società Foggiana. Që nga viti 2020, kur ai arriti të arratisej gjatë një operacioni të madh policor që po zhvillohej atë kohë, Gesualdo, i dënuar me 12 vjet burg, kishte qenë në listën e të arratisurve më të rrezikshëm. Për këtë operacion, urdhra të përkohshëm ndalimi, kryesisht për vepra penale të zhvatjes, ishin lëshuar kundër 44 personave. Në orët e para të së martës, karabinierët e GIS, hynë me forcë në një shtëpi në periferi të Foggias dhe e kapën në gjumë, pasi ai po flinte në atë...