E rëndë! Plagoset me armë zjarri kandidati i BDI-së në Kumanovë

E rëndë! Plagoset me armë zjarri kandidati i BDI-së në Kumanovë

FOTO ILUSTRUESE KUMANOVË-Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Kandidati dhe bartësi i listës së këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në Likovë për zgjedhjet lokale të 19 tetorit është qëlluar me armë zjarri në një rrugë prapa ndërtesës së Komunës së Kumanovës. Raportohet se autori ka qëlluar nga një makinë në lëvizje. I plagosuri, Zekirja Shahini, 43 vjeç, nga fshati Sllupçan i komunës së Likovës dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Kumanovës, bëri të ditur Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut. BDI-ja njoftoi se, në shenjë solidariteti me të plagosurin dhe për shkak të seriozitetit të kësaj ngjarjeje, partia ka pezulluar të gjitha aktivitetet e planifikuara për sot. Kjo parti shqiptare kërkoi që institucionet të...