Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Flotilja e Gazës, aktivistët mbërrijnë në Greqi/ Greta Thunberg: Gjenocid para syve tanë
Duke mbajtur në duar një flamur të madh palestinez dhe duke brohoritur thirrjet “Palestina e Lirë” dhjetëra qytetarë grekë në aeroportin “Elefterios Venizelos” kanë pritur mbrëmjen e djeshme, me emocion dhe entuziazëm 27 aktivistët grekë dhe 134 të huaj nga 15 vende evropiane, pjesë e flotilës Global Sumud, që u nis për të çuar ndihma humanitare në Rripin e Gazës. Pas disa ditësh të mbajtjes në burgjet izraelite, aktivistët që u kthyen në Athinë treguan se, pavarësisht dhunës dhe trajtimit të ashpër nga forcat izraelite, nuk pendohen për asgjë. “Ajo që përjetuam ne është vetëm një përqindje e vogël e asaj që kalojnë mijëra palestinezë të burgosur, mes tyre edhe qindra fëmijë,” thanë për mediat greke. Në qendër të vëmendjes ishte Greta Thunberg, aktivistja e...