Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
KQZ: Mbi 650 milionë lekë buxhet për zgjedhjet e 2024-ës dhe 2025-ës, vetëm 50 parti dorëzuan raporte financiare
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi raportoi sot veprimtarinë institucionale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2024 në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Celibashi tha se raporti i KQZ-së paraqet një analizë të plotë të veprimtarisë institucionale gjatë gjithë vitit duke përfshirë përgatitjen për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, si dhe përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024. Për sa i përket financimit të partive politike, Celibashi tha se “për vitin 2024, nga buxheti i shtetit, i cili iu vu në dispozicion KQZ-së, u shpërndanë 345 milionë lekë si fonde vjetore për partitë politike, këto sipas parashikimeve të ligjit për...