Berisha: PD do të regjistrohet në zgjedhjet e 9 nëntorit në përputhje të plotë me Kodin Zgjedhor

Berisha: PD do të regjistrohet në zgjedhjet e 9 nëntorit në përputhje të plotë me Kodin Zgjedhor

Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, duke respektuar në mënyrë strikte ligjin dhe Kodin Zgjedhor. Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se pavarësisht debatit publik dhe situatës politike, PD do të ndjekë çdo procedurë ligjore për regjistrimin në garën elektorale. “PD do të zbatojë rigorozisht ligjin dhe Kodin Zgjedhor edhe në këto zgjedhje. Modalitetet janë çështje që i takojnë ekspertëve të zgjedhjeve, por qëndrimi ynë është i qartë: do të respektojmë çdo rregull të përcaktuar nga ligji,” – deklaroi Berisha. Zgjedhjet e 9 nëntorit janë parë si një test i rëndësishëm politik për partitë në opozitë dhe mazhorancë, ndërkohë që vëmendja është përqendruar te mënyra se si do të regjistrohen subjektet...