Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Atentati në Sarandë/ “Isuf Jaçaj e paralajmëroi të birin: Dorëzohu, ndryshe do të të gjej vetë, katër ditë më pas, u vra”
Një shpërthim i fuqishëm tritoli tronditi mbrëmjen e 5 tetorit lagjen nr. 3 të Sarandës, duke i marrë jetën 58-vjeçarit Isuf Jaçaj, një emër i njohur në zonë për aktivitetin e tij në fushën e turizmit. Viktima u vra në mënyrë mafioze, pasi rreth 800 gramë eksploziv ishin vendosur poshtë automjetit të tij, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendngjarje. Isuf Jaçaj ishte babai i Kalus Jaçajt, 31 vjeç, aktualisht i burgosur për “përkrahje të autorit të krimit” në një ngjarje të mëparshme që lidhet me një konflikt për pronën në bregdet. Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes së strukturuar, që përfshin plagosjen e dy personave në muajt e fundit dhe një seri ngjarjesh të dhunshme që kanë përshkallëzuar tensionet mes disa familjeve...