Celibashi raporton për zgjedhjet , PS kërkon ndryshim të ligjit: Partitë lindin si kërpudha para zgjedhjeve

Celibashi raporton për zgjedhjet , PS kërkon ndryshim të ligjit: Partitë lindin si kërpudha para zgjedhjeve

Ilirian Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, pasi lexoi raportin vjetor për punën e KQZ në mbledhjen e përbashkët mes Komisionit të Ligjeve dhe atij për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe mbikëqyrjen institucionale, u përball me akuzuat e opozitës. Përmes Oerd Bylykbashit, opozita ngriti shqetësimin për një dështim me votën e diasporës në zgjedhjet e 11 Majit. “Me votën e Diasporës shënuat një dështim katastrofik”, tha Bylykbashi. Ndërsa socialisti Damian Gjiknuri u angazhua për ndërhyrje ligjore në financimin e partive politike. “Partitë para zgjedhjeve mbërrijnë si kërpudhat. Do të ndërhymë në kodin e ri zgjedhor”, u shpreh Gjiknuri. Top Channel