Kërcënoi se do vriste gjyqtarin që do dënonte nipin e tij, shoqërohet xhaxhai i vrasësit të Astrit Kalasë

Kërcënoi se do vriste gjyqtarin që do dënonte nipin e tij, shoqërohet xhaxhai i vrasësit të Astrit Kalasë

Shoqërohet në polici xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.  Në një video Gjovalin Shkambi kërcënon me vrasje çdo gjyqtar që do e dënonte nipin e tij, Elvis Shkambi. Videoja bëri xhiron e rrjetit. Çfarë deklaroi Gjovalin Shkambi   “Ai gjyqtar që dënon nipin tim do të përballet me të njëjtën gjë, do të përballet me plumba, ka të njëjtin shpërblim. Ka 13 vjet që i shkojmë kryeministrit e gjithë qeverisë, na jepni pronën se ua kemi blerë. Provat i dhamë. Ose të na çojnë në burg, nëse e kemi privatizuar gabimisht.  Familjes së ndjerit gjyqtar i ulem në gjunjë dhe i kërkoj hallallin me kishë e xhami. Por ai që dënon atë djalë, ai gjykohet sikur është gjykuar Astriti. Kemi blerë pronën me...