Ngërç në KQZ: Zgjedhjet e 9 nëntorit në rrezik bllokimi. Komisioni Rregullator nuk miraton aktet zgjedhore

Ngërç në KQZ: Zgjedhjet e 9 nëntorit në rrezik bllokimi. Komisioni Rregullator nuk miraton aktet zgjedhore

Procesi për organizimin e zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit në gjashtë bashki është përballur me pengesën e parë serioze ligjore. Komisioni Rregullator në KQZ nuk arriti të miratojë aktet e nevojshme, pasi dy anëtarët e propozuar nga opozita, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj, refuzuan të votojnë së bashku me mazhorancën. Nga pesë anëtarë në total, vetëm tre dhanë votën pro, ndërsa ligji kërkon katër vota për miratimin e akteve që përcaktojnë afatet e procesit. Sipas burimeve nga KQZ, këto akte janë thelbësore për nisjen e fushatës zgjedhore, regjistrimin e kandidatëve dhe rregullat teknike të votimit në bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik. Pa miratimin e tyre, procesi rrezikon të mbetet i paralizuar. Opozita kërkoi që Bashkia e Tiranës të trajtohej si një...