Mesazhi i Netanyahut për Pashkën: Po i afrohemi momentit kur do t’i kthejmë pengjet në shtëpitë e tyre

Mesazhi i Netanyahut për Pashkën: Po i afrohemi momentit kur do t’i kthejmë pengjet në shtëpitë e tyre

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përsëriti sot angazhimin e tij për të kthyer në shtëpi të gjithë pengjet e mbajtur në Rripin e Gazës, në një mesazh me rastin e festës hebraike të Pashkës. Deklaratat e Netanyahut erdhën pasi Presidenti i SHBA Donald Trump tregoi dje gjatë një takimi të kabinetit se po bëhej përparim në negociatat për lirimin e pengjeve. “Po i afrohemi momentit kur do të mund t’i rikthejmë ”, tha ai. Në një video me rastin e Pesach (Pashkës hebreje), kur festohet çlirimi i popullit hebre nga egjiptianët, Netanyahu vuri në dukje se “në shumë familje do të ketë karrige bosh”. Së bashku do të kthejmë pengjet tona, së bashku do t’i mposhtim armiqtë tanë, së bashku do të mbështesim të plagosurit tanë...