Kancelari Merz akuzon Putinin për “luftë hibride” ndaj Gjermanisë: Prandaj ne mbështesim Ukrainën

Kancelari Merz akuzon Putinin për “luftë hibride” ndaj Gjermanisë: Prandaj ne mbështesim Ukrainën

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, e akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin, se po zhvillon një “luftë hibride” ndaj Gjermanisë. “Ai po zhvillon një luftë të informacionit ndaj nesh. Ai po zhvillon një luftë ushtarake kundër Ukrainës dhe kjo luftë është e drejtuar ndaj të gjithë nesh”, tha Merz për transmetuesin gjerman, Ntv më 6 tetor. Sipas udhëheqësit gjerman, presidenti rus po dëshiron që ta përmbysë rendin politik të Evropës. “Prandaj ne e mbështesim Ukrainën”, shpjegoi Merz, duke shtuar se është në interesin e Gjermanisë që të mbrojë rendin politik të shoqërive të hapura dhe liberale në Evropë. Kur u pyet në mënyrë specifike nëse Putini po zhvillon luftë kundër Gjermanisë, Merz u përgjigj: “Ai po zhvillon një luftë hibride kundër të gjithë neve”. Sa i...