Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sot pezullohen të gjitha gjyqet në Gjykatën e Apelit

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sot pezullohen të gjitha gjyqet në Gjykatën e Apelit

Sot do të pezullohen të gjitha gjyqet në Gjykatën e Apelit, konfirmojnë burimet e gazetares së Top Channel Anila Hoxha. Do të hidhet shorti vetëm për 12 masa sigurie, pasi mbaron afati. Të 12 masat i kishte gjyqtari që u vra sot brenda sallës së gjyqit. Burimet thonë se gjyqtari ishte në treshe së bashku me Gilda Hoxhën dhe Enkelejda Bajo. Siç tregojnë kamerat e sigurisë, dy gjyqtaret e tjera kanë dalë sapo është dhënë vendimi, ndërsa gjyqtari po mblidhte dosjen menjëherë pas shpalljes së vendimit. Këtë e konfirmon në dëshminë e saj edhe sekretarja që ishte e pranishme. Top Channel