Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
5,000 kubanë luftojnë përkrah Rusisë në Ukrainë
Administrata e Presidentit Donald Trump u ka kërkuar diplomatëve amerikanë të votojnë kundër një rezolute të OKB-së që i bën thirrje Uashingtonit të heqë embargon e tij dekadashe ndaj Kubës, pjesërisht duke zbuluar detaje rreth mbështetjes së Kubës për luftën e Rusisë në Ukrainë, sipas një kabllogrami të brendshëm të Departamentit të Shtetit të parë nga Reuters. Si pjesë e një fushate të administratës amerikane, diplomatët amerikanë do t’i informojnë vendet mbi mbështetjen aktive të qeverisë kubane për pushtimin e Ukrainës nga Rusia, me 5,000 kubanë që luftojnë përkrah forcave të Moskës. Kabllogrami i paklasifikuar, i datës 2 tetor dhe i dërguar dhjetëra misioneve amerikane, u udhëzonte diplomatëve amerikanë që t’u bënin thirrje qeverive të kundërshtonin rezolutën jo-detyruese, e cila është miratuar nga Asambleja e...