Pse thahen sytë dhe si mund t’i përshtatni kurat natyrale

Pse thahen sytë dhe si mund t’i përshtatni kurat natyrale

Tharja e syrit është një problem që ndikon në shumë njerëz, sidomos ata që kalojnë shumë kohë përpara ekranit. Ky shqetësim ndodh kur syri nuk prodhon mjaftueshëm lot për ta mbajtur të lubrifikuar, dhe shpesh shkakton djegie, kruarje dhe lodhje të syve. Shumë njerëz përjetojnë këtë ndjesi pas përdorimit të tepërt të telefonave celularë dhe kompjuterave, si dhe gjatë udhëtimeve me avion ose kur qëndrojnë në ambiente me ajër të kondicionuar. Simptomat e tharjes së syrit Simptomat e zakonshme përfshijnë: kruarje, djegie, ndjeshmëri ndaj dritës, ndjesinë e të paturit një lënde të huaj në sy, dhe lodhje të syrit. Në disa raste, mund të ndodhë edhe mjegullim i shikimit. Për të lehtësuar këtë ndjesi të parehatshme, ekspertët rekomandojnë disa kura natyrale që mund të ndihmojnë...