Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Reagimi i GJKKO pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Një goditje e rëndë për drejtësinë dhe shtetin e së drejtës
Trupa gjyqësore e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) shpreh me dhimbje dhe indinjatë të thellë reagimin ndaj ngjarjes tragjike që ndodhi sot, ku humbi jetën në mënyrë të dhunshme gjyqtari i Gjykatës së Apelit, z. Astrit Kalaja. Në këto momente të vështira, GJKKO i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të gjyqtarit Kalaja, duke shprehur solidaritet të plotë me gjithë sistemin gjyqësor. Humbja e një përfaqësuesi të drejtësisë në mënyrë të tillë përbën një goditje të rëndë për gjithë sistemin gjyqësor dhe shoqërinë shqiptare në tërësi. Ngjarja e sotme përbën një alarm të qartë për sigurinë ku ushtrojnë funksionin magjistratët në Republikën e Shqipërisë. Gjyqtarët janë shtylla kryesore të sistemit të drejtësisë...