Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Illinois dhe Çikago padisin administratën Trump për vendosjes e Gardës Kombëtare
Shteti amerikan i Illinois dhe qyteti i Çikagos paditën administratën Trump të hënën për vendosjen e qindra trupave të Gardës Kombëtare në një qytet të përshkruar si “zonë lufte”. Një vendosje e ngjashme në Portland, një qytet tjetër i drejtuar nga demokratët, u ndalua përkohësisht këtë fundjavë nga një gjykatë. “Amerikanët, kudo që jetojnë, nuk duhet të jetojnë nën kërcënimin e pushtimit nga forcat ushtarake amerikane, dhe sidomos jo thjesht sepse qyteti ose shteti i tyre nuk është më në favor të presidentit”, theksojnë në apelet e tyre autoritetet e Illinois dhe Çikagos, qytetit më të madh të shtetit. Ata akuzojnë administratën Trump se po përdor demonstratat përpara një qendre të policisë së imigracionit (ICE) në një periferi të Çikagos si një “pretekst” për të...