Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Delegacioni i BE në Shqipëri reagim për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Shqipëria duhet të rrisë urgjentisht sigurinë në gjykata
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri gjatë ushtrimit të detyrës dhe dy qytetarë të tjerë mbetën të plagosur. Në një deklaratë për mediat, BE shprehet “e tronditur nga akti i dhunës” dhe dënon me forcë këtë krim të rëndë. “Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen e gjyqtarit Kalaja,” thuhet në reagimin zyrtar të Delegacionit të BE-së. Ngjarja, sipas Delegacionit, vë në dukje nevojën urgjente për të forcuar sigurinë në ambientet gjyqësore dhe për të mbrojtur në mënyrë të veçantë figurat kyçe të drejtësisë në vend. “Kjo tragjedi nënvizon nevojën e ngutshme që Shqipëria të rrisë sigurinë e gjyqtarëve...