Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Më mirë të na vriste ne sesa gjyqtarin” – Banorët e godinës ku u përplas Elvis Shkambi reagojnë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja
31 familjet që prej dekadash jetojnë në godinën e ish-Shkollës së Rezervave në Shkodër, të përfshira në një proces të gjatë gjyqësor me familjen Shkambi, kanë reaguar për ngjarjen tronditëse të ndodhur në Apelin e Tiranës, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me tre plumba nga Elvis Shkambi, palë në çështje. Në një deklaratë për mediat, banorët akuzojnë familjen Shkambi për falsifikim të dokumenteve të pronësisë, ndërsa hedhin përgjegjësinë e situatës mbi ish-kryetarin e Bashkisë Shkodër, Lorenc Luka, për të cilin pretendojnë se ka lëshuar vërtetime për privatizim të ndërtesës pa vendim të Këshillit Bashkiak. “Ngushëllime familjes, na ka ardhur shumë keq. E ka vrarë Lorenc Luka, nuk e ka vrarë shteti, as Shkambi. E ka vrarë Lorenc Luka”, – tha një nga banorët, duke...