Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rekord në Europë/ Shqiptarët shpenzojnë 40% të buxhetit familjar për ushqime
Ushqimet zënë gati 40% të buxhetit të familjeve më 2024 duke ruajtur të njëjtën peshë si në vitin 2023, ndërsa kjo është pesha më e lartë në Europë (mesatarja e Bashkimit Europian është rreth 13% dhe e rajonit nën 35%). Sipas të dhënave të INSTAT mbi buxhetin e familjeve familjet shqiptare shpenzuan mesatarisht 93 mijë lekë në muaj për konsum, një rritje modeste prej 1,5% krahasuar me vitin 2023. Edhe pse shpenzimet totale janë rritur, struktura e buxhetit të familjeve ka mbetur pothuajse e pandryshuar, me ushqimin që vijon të zërë peshën më të madhe. Në vitin 2024, grupi “ushqime dhe pije jo-alkoolike” përbën 39,6% të shpenzimeve mujore, po aq sa një vit më parë, me një shumë mesatare prej 36,879 lekësh. Sipas INSTAT, ndër...