Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari: Vrasja e gjyqtarit Kalaja, një akt kriminal që prek themelet e shtetit të së drejtës
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, duke e cilësuar sulmin si një akt të rëndë kriminal dhe një sulm ndaj gjithë sistemit të drejtësisë, institucioneve dhe vetë shoqërisë shqiptare. Në një deklaratë publike, Lamallari u shpreh se ky atentat në zemër të një institucioni të drejtësisë është një vijë e kuqe që askush nuk duhet ta kalojë, dhe shteti do ta mbrojë me vendosmëri jetën dhe integritetin fizik të njerëzve të drejtësisë. “Sulmi me armë ndaj gjyqtarit Kalaja është sulm ndaj çdo shërbyesi të së drejtës. Ky akt kriminal duhet dënuar me gjithë forcën e ligjit. Ne nuk do të lejojmë që ngjarje të tilla të cënojnë besimin e publikut te drejtësia apo të...