Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tedi Blushi: Atentat ndaj shtetit të së drejtës,kërkojmë dorëheqjen e ministres së Brendshme
Pas ngjarjes së rëndë në Gjykatën e Apelit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri në sallën e gjyqit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka dalë me një deklaratë të fortë për mediat, ku e cilëson ngjarjen si një akt terrorist të paprecedentë dhe një atentat ndaj shtetit të së drejtës dhe jetës publike në Shqipëri. Blushi deklaron se krimi tashmë nuk vepron më në hije, por “vret në dritë të diellit, brenda ambienteve ku drejtësia duhet të jetë e shenjtë”, duke paralajmëruar se Shqipëria ndodhet përballë një kolapsi institucional, ku siguria e qytetarëve është në pikën më të ulët. “Ekzekutimi i gjyqtarit Kalaja është dëshmia më tronditëse se krimi i organizuar ka depërtuar në zemër të institucioneve. Kjo...