Zgjatja me një vit e marrëveshjes bërthamore, Trump pranon ofertën e Putin

Zgjatja me një vit e marrëveshjes bërthamore, Trump pranon ofertën e Putin

Kremlini ka mirëpritur komentet e presidentit amerikan Donald Trump për zgjatjen me një vit të marrëveshjes bërthamore New START, e cila pritet të përfundojë më 5 shkurt 2026. Gjatë një deklarate për mediat, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh optimist për pranimin e propozimit nga SHBA. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se është i gatshëm të pranojë kërkesën e liderit rus Vladimir Putin për të shtyrë me një vit marrëveshjen bërthamore. “Më duket një ide e mirë,” tha Trump nga Shtëpia e Bardhë, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për ofertën e Putinit. Marrëveshja New START, e nënshkruar në vitin 2010, kufizon SHBA-në dhe Rusinë në 1,550 koka bërthamore dhe 800 raketa balistike e bombardues të rëndë, përfshirë një sistem të përbashkët verifikimi. Megjithatë, inspektimet...