Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pas dekadash me sekrete, Papa Leoni XIV hap rrugën për transparencë/ Përmbyset reforma financiare e Françeskut
Reforma financiare e Vatikanit ka hyrë zyrtarisht në fuqi me botimin e saj në “L’Osservatore Romano”. Me Motu Proprio “Coniuncta Cura”, Papa Leoni XIV ka riorganizuar strukturën financiare të Selisë së Shenjtë, duke i hequr IOR-it (Institutit për Veprat e Fesë) të drejtat ekskluzive të investimeve dhe duke i rikthyer APSA-s (Administratës së Trashëgimisë së Selisë Apostolike) rolin qendror në menaxhimin e fondeve. Vendimi, i bazuar në rekomandimet e Këshillit për Ekonominë dhe Komitetit të Investimeve, synon të forcojë “përgjegjësinë e përbashkët” mes institucioneve të Vatikanit, në përputhje me Kushtetutën Apostolike. Çfarë ndryshon Me legjislacionin e ri, APSA bëhet institucioni kryesor për administrimin e aseteve financiare të Vatikanit. IOR ruan një rol operativ, por jo më monopolist. APSA do të ketë mundësinë të përdorë strukturat...