“Mid’hat Frashëri, bibliografi më i madh shqiptar”/ Publikohet vëllimi XI për veprën e shkrimtarit, Uran Butka: Ofroi studime të thelluara për autorët e kohës

“Mid’hat Frashëri, bibliografi më i madh shqiptar”/ Publikohet vëllimi XI për veprën e shkrimtarit, Uran Butka: Ofroi studime të thelluara për autorët e kohës

Mid’hat Frashëri është bibilografi më i madh që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, vë në dukje studiuesi Uran Butka, në vëllmin e XI të kolanës “Vepra e zgjedhur e Mid’hat Frashërit”. “Është bibliografia e Mid’hat Frashërit për të gjithë librat e botuar të autorëve shqiptarë, që nga letërsia e vjetër, Budi, Bogdani, Buzuku, Kristoforidhi, po ashtu të gjithë literaturën shqiptare, të botuar për Shqipërinë. Një gamë shumë e gjerë studimesh që e vendosin në krye të bibliografëve më të mëdhenj, jo vetëm të Shqipërisë, por të gjithë Evropës”, shprehet autori i veprës. Bazuar në dokumentet e arkivave tona dhe bibliotekave evropiane ku punoi, “Instituti i Studimeve Historike ‘Lumo Skëndo’” bën një studim të thelluar për krijimtarinë e Frashërit, përfshirë bibliografitë për Skënderbeun, Naim Frashërin apo Emil...