PD: Arsimi i lartë në kolaps – Universitetet shqiptare po boshatisen, qeveria po e shkatërron në heshtje

PD: Arsimi i lartë në kolaps – Universitetet shqiptare po boshatisen, qeveria po e shkatërron në heshtje

Në nisje të vitit të ri akademik, drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, ka akuzuar qeverinë se po çon arsimin e lartë drejt rrënimit. Në një deklaratë nga selia blu, Sula tha se “universiteti është zemra e kombit, që po shuhet nga shpresa për një shoqëri më të lirë”, duke theksuar se “nuk mund të ketë të ardhme kur rinia largohet dhe pedagogët nënshtrohen. Sipas saj, auditorët bosh dhe rënia me 45% e numrit të studentëve brenda një dekade janë dëshmi e një krize të thellë në arsimin universitar. “Universiteti nuk është më ëndrra e të rinjve shqiptarë,” u shpreh Sula, duke fajësuar qeverinë për mungesë standardesh dhe për përdorimin e arsimit për interesa politike. Drejtuesja e PD-së në fushën e...